Eshte Chanukkah, me te vertete, "festa e dritave"! Por te te them te drejten s'po e perjetoj fare ate atmosfere ketu ne Spanje; Kitch-i i festave te fundvitit ka arritur kulmin me pemen e vitit te ri gjigante, XL te shemtuar dhe blu(po, po, BLU!!)e vendosur ne "Plaza Mayor"(njefare pazari vendor). Jaahhh, mesa duket mund te diskutohet gjate mbi ngjyrat dhe shijet.
Te perqafoj mbas nje muaji, perhere nese ti s'vendos, ne nje dell budalleku, te vish kendej keto dite... Por ti s'thyen primatin e "budalleqeve" apo jo?! Mendohu...do me gezonte shume sikur ta beje per nje here.
PS. Spanjishtja ime s'eshte permiresuar shume; mund te shkruaja nje liber me budalleqet qe kam thene deri tani.
Qyteti keto dite me ka mbeshtjellur ne nje atmosfere te rende. Ben ftohte. S'ka diell. Te njejtit njerez. Te njejtat veprime. Vazhdoj te shetis ne te njejten forme ne rrugen tone. Mungesa jote perpin.
Heshtja me mbulon. Qenia jote me perket. Momentet tona hermetike mbajne emrin tone. Indiferenca sundon. Konstantja ime, ti!
Ditet e mija kaplohen nga lodhja, cinizmi dhe cmenduria por kur ato mbarojne, darkat e mija mbyten ne te qeshura. Kam bere shume gjera, kam pare teper por serish me raste vazhdoj te me duket sikur pjesen me te mire s'e kam jetuar akoma. Koha eshte nje gjarper qe kafshon bishtin e tije. S'e kam kuptuar akoma nese po pres momentin e duhur apo thjeshte fundin e kesaj historie. Keshtu qe...ne kerkim konstant frymezimi, mundohem te jetoj nje jete te plote, duke iu ikur klisheve, duke anashkaluar trendet sociale. Nderkohe, jetoj, dashuroj, qeshi, qaj. -Minerva